Aktori i njohur trondit me deklaratën e tij: Më kanë ngacmuar seksualisht…

Aktori i famshëm i Hollivudit, George Clooney, bëri një rrëfim tronditës së fundmi, i cili dëshmon qartë se viktima të abuzimit dhe ngacmimeve seksuale në Hollivud nuk kanë qenë vetëm gratë dhe se fenomeni mund të jetë shumë më i përhapur nga sa mendohet.

Në një intervistë për “Washington Post”, Clooney rrëfeu momentet e tij të sikletshme në fillim të karrierës, duke zbuluar se ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale.

“Sinqerisht e ndjeva veten një objekt. Më kujtohet gjatë skenave të “Roseanne” që u transmetua nga viti 1988 deri në 1998, teksa do të ulesha për të marrë diçka ata do të më gjuanin nga të pasme”, tregoi ai.

Një avancim i madh në karrierë për të erdhi me “Good Night, and Good Luck”, ku debutoi si regjisor duke fituar kështu besueshmërinë artistike dhe profesionale. Në filmin e vitit 2005, fitoi cmimin Osella për skenarin më të mirë dhe kupën Volpi për interpretimin më të mirë mashkullor në Festivalin e Filmit në Venecia.

Po ashtu, u nominua për gjashtë çmime Oscar. Pas 60 vitesh megjithatë, Clooney tashmë krejtësisht i përkushtuar familjes së tij bashkëshortes Amal dhe dy fëmijëve ka vendosur t’i kushtojë më shumë kohë jetës private.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *