Aktori me origjinë shqiptare e bënë ‘si burrat’?/ Pas 23 vitesh martesë, Jim Belushi, paraqet kërkesën për divorc në gjykatë  

Aktori i famshëm me origjinë shqiptare, Jim Belushi, ka vendosur që t’i japë fund martesës së tij të gjatë duke bërë një kërkesë për divorc, pas më shumë se 23 vitesh jetë bashkëshortore.

Kjo është hera e dytë që ai dhe gruaja e tij kërkojnë të divorcohen, pasi në vitin 2018 ishte ajo që kërkoi divorcin, por një vit më vonë ata anulluan procedurat.

Featured image of article: Aktori me origjinë shqiptare kërkon ndarjen nga gruaja pas 23 vitesh martesë, Jim Belushi paraqet kërkesën për divorc në gjykatë

Sipas TMZ, Jim dërgoi kërkesën në Gjykatën Superiore të Qarkut të Los Angeles të Premten dhe paraqiti dokumentet e divorcit.

Është e paqartë se çfarë çoi në ndarjen këtë herë, por gjatë ndarjes së tyre të mëparshme, Jennifer përmendi “dallimet e papajtueshme” si arsye të ndarjes së tyre.

Jim dhe Jennifer u martuan në maj të 1998 dhe ata kanë dy fëmijë të rritur së bashku, një vajzë të quajtur Jamison dhe një djalë të quajtur Jared.

Jennifer është gruaja e tretë e Jim-it, ai ishte martuar më parë me Marjorie Bransfield nga 1990-92 dhe më parë me Sandra Davenport nga 1980-88.

Do të jetë interesante të shihet nëse Jim dhe Jennifer shkojnë deri në fund me këtë divorc, duke marrë parasysh historinë e tyre.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *