Michaela Coel mbajti një ndër fjalimet më të paharrueshme të natës në edicionin e 73-të në ‘Emmy Awards’.
Aktorja dhe shkrimtarja 33-vjeçare fitoi çmimin “Shkrim i jashtëzakonshëm për një seri ose film antologjik të kufizuar televiziv ose film” natën e së dielës për serialin e saj të suksesshëm të HBO “I May Destroy You”, shkruan DailyMail.
Coel mbajti një fjalim prekës në skenë për të mbijetuarit e abuzimeve seksuale, pasi dhe vetë është një e tillë dhe ua kushtoi çmimin atyre.
Michaela mundi për çmimin Laura Donney (WandaVision), Scott Frank (The Queen’s Gambit), Chuck Hayward dhe Peter Cameron (WandaVision), Brad Ingelsby (Mare of Easttown) dhe Jac Schaeffer (WandaVision).
Ajo doli në skenë e veshur me një fustan të verdhë me dy pjesë, kur mbajti fjalimin drejtuar shkrimtarëve kudo.
“Shkruani përrallën që ju frikëson, që ju bën të ndiheni të pasigurt, që nuk është komod. Ju sfidoi të guxoni”, filloi ajo.
“Në një botë që na josh të shfletojmë jetën e të tjerëve për të na ndihmuar të përcaktojmë më mirë se si ndihemi për veten dhe të ndiejmë nevojën për të qenë vazhdimisht të dukshëm, sepse dukshmëria e këtyre ditëve duket se në një farë mënyre barazohet me suksesin – mos kini frikë të zhdukeni prej saj, prej nesh për një kohë, dhe shikoni se çfarë ju vjen në heshtje”, shtoi ajo.
Ajo e përfundoi fjalimin e saj duke deklaruar se ia kushton këtë çmim çdo të mbijetuari të sulmit seksual.
/Priza.al/