Aktorja dhe modelja e njohur, Megan Fox ka dhënë së fundmi një intervistë për Glamour UK. Megan ka rrëfyer se ajo dhe i fejuari i saj, Machine Gun Kelly kanë pirë gjakun e njëri-tjetrit “për qëllime rituale”.
“Pirja e gjakut të njëri-tjetrit, mund t’i konfuzojë njerëzit ose ata po na imagjinojnë duke e pirë gjakun me gota si tek “Game of Thrones. Por jo janë vetëm disa pika, ne e konsumojmë gjakun e njëri-tjetrit vetëm për qëllime rituale”, ka përfunduar rrëfimin e saj Megan Fox.
Fox vijoi të shpjegojë se cilat mund të jenë ato rituale ku ata pinë gjakun e njëri-tjerit dhe ato ishin “ritualet që kishin të bënin me hënën e re dhe hënën e plotë”.
Besojmë së ju që jeni çift nuk do të provoni të njëjtën gjë si personazhet e mësipërme?!