Aktorja e njohur, Louisa Lytton dhe i fejuari i saj, Ben Bhanvra janë bërë prindër për herë të parë. Aktorja e mirënjohur për rolin e saj në ‘EastEnders’ e dha lajmin e ëmbël nëpërmjet një fotoje në rrjetet sociale ku tha se dyshja janë të emocionuar.
‘Dhe pastaj u bëmë tre. Mirë se vjen në botë, ne jemi krejtësisht të pushtuar nga dashuria’, shkroi ajo në Instagram.
Kujtojmë se aktorja e njoftoi shtatzëninë e saj në një letër drejtuar nënës së saj.
‘E dashur nënë, nëse do të jam një nënë si ti, e di që do të jem më e mira. Ti më ke mbajtur dorën për 32 vjet, më ke mësuar të drejtën nga e gabuara, më ke korrigjuar drejtshkrimin dhe më ke ndihmuar të shoh dritën në fund të çdo tuneli. Dhe tani do të më udhëzosh që të bëhem mama’, shkroi aktorja.
Dyshja u detyruan që të shtyjnë martesën e tyre dy herë për shkak të koronavirusit .
‘Ne kemi thënë se nëse nuk mund të bëjmë dasmën që duam, me të gjithë mysafirët tanë, ne do detyrohemi ta shtyjmë përsëri, përndryshe, për mua kjo nuk është një martesë – nuk është dasma që unë do të doja. Nuk ia vlen për ne,’ u shpreh aktorja.
Ajo gjithashtu pranoi se ishte tunduar të anulonte plotësisht dasmën, duke shtuar:
‘Një pjesë e imja u ndje sikur hoqi gjithçka dhe fillova përsëri’.
/Priza.al/