Shumë të famshëm bëjnë sakrificat nga më të ndryshmet që të duken sa më bukur dhe tërheqës para publikut. Plakja është pjesë natyrale e jetës, por procesi i saj nuk është dhe aq i thjeshtë për t’u pranuar. Prandaj, një pjesë e mirë e personazheve të famshëm nuk kursehen kur vjen puna tek operacionet plastike, botoksi apo fillerat.
Aktorja e njohur Britt Ekland, një nga vajzat e James Bond në vitin 1974, gjatë një interviste ka shprehur pendesën e saj për përdorimin e botox-it. “Kurrë, kurrë, kurrë, mos e ndryshoni fytyrën tuaj. Thjesht thuaj jo!’
Sot në moshën 78 vjeçare Ekland deklaron se ndërhyrjet në fytyrë kanë qenë një nga gabimet e saj më të mëdha në jetë dhe akoma mbas 20 viteve po paguan për këtë. “Që atëherë kam bërë me mijëra injeksione duke u përpjekur që ti shpërbëj ato, por ende janë aty. Më kanë shkatërruar karrierën time ashtu sikurse pamjen e jashtme. “U them të gjithëve: MOS E BENI!”
Ajo shprehet se “ndoshta edhe Donatella Versace ndjehet e penduar për ndërhyrjet e saj. Madona? Ajo duket si Mr Potato Head (z. Kokë Patate).” Ajo këshillon një plakje me hijeshi por njëkohësisht duke e mbajtur veten. Ekland këmbëngul se “nëse i lini flokët të thinjen, truri juaj do të bëhet gri, gjë që është e mërzitshme’.
/Burimi Daily Mail: përshtati në shqip Priza.al/