Aktorja e njohur hollywood-iane, në një intervistë të dhënë së fundmi ka rrëfyer për jetën e saj personale si asnjëherë më parë. Priyanka Chopra, është shprehur se ka ngrirë vezët e saja për të mos lindur për momentin fëmijë.
Aktorja e cila është e martuar me këngëtarin Nick Jonas, kanë një vajzë së bashku me anë të një nëne surrogate, e cila ishte 39 vjeç kur mirëpriti fëmijën e saj të parë me bashkëshortin.
“E bëra në të 30-at e mija, doja të arrija në një vend të caktuar në karrierën time. Atë kohë unë nuk kisha takuar personin e zemrës sime dhe nuk e mendoja vetën me një fëmijë, kjo gjë më shkaktonte ankth”, u shpreh ajo.
Aktorja zbuloi se nëna e saj e cila është gjinekologe, është ajo që i tha të vazhdonte dhe të bënte atë hap të ngrirjes së vezëve dhe ta bënte atë sa herë që të duhej.
Tani, Priyanka u kërkon të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë, megjithëse pranoi se mund të jetë e shtrenjtë.
“Është shumë më e vështirë të ngelesh shtatzënë pas 35 vjetësh, veçanërisht gratë që kanë punuar gjatë gjithë jetës së tyre. Por shkenca është e mahnitshme tani”, është shprehur aktorja.
Ajo e quajti ngrirjen e vezëve “dhurata më e mirë që do t’i bëni vetes”.
Priyanka filloi të dilte me bashkëshortin e saj Nick kur ajo sapo kishte mbush 36 vjet. Në atë kohë, po mendonte për të pasur fëmijë në të ardhmen, kjo është arsyeja pse ajo ishte në mëdyshje për lidhjen me këngëtarin në fillim.
“Kam menduar shumë gjatë për këtë, kjo për faktin se unë doja një fëmijë, ndërsa Nick atëherë ishte vetëm 25 vjeç dhe nuk e dija nëse do të ishte i gatshëm”, ka rrëfyer aktorja duke përmendur diferencën e tyre prej 10 vjetësh.
Në janar të vitit 2022, Nick dhe Priyanka konfirmuan se kishin mirëpritur një vajzë me anë të një nëne surrogate duke e quajtur Malti.