Aktorja e njohur Rachel McAdams ka bërë bujë në setin e fundit fotografik, pasi ka pozuar me qime në sqetull. 44-vjeçarja, pozoi për revistën ‘Bustle’ duke shfaqur gjendjen e saj natyrale.
Në njërën prej fotove, McAdams qëndron e ulur në një divan prej pelushi e veshur me të brendshme latex, duke ekspozuar qimet. Aktorja kërkoi një redaktim minimal në fotot e shkrepura, duke i thënë Bustle:
“Ky është trupi im dhe mendoj se është shumë e rëndësishme ta pasqyroj atë në botë. Është në rregull të dukesh më mirë dhe të punosh për trupin e mirë dhe të jesh e shëndetshme.”
Në intervistën e saj me Bustle, aktorja foli gjithashtu për marrjen e një pauze dyvjeçare në kulmin e karrierës së saj në mesin e viteve 2010. Ajo refuzoi rolet kryesore në filma të mëdhenj si The Devil wears Prada, Casino Royale, Mission: Impossible III, Iron Man dhe Get Smart, gjë që e bëri atë të ndihej fajtore në atë kohë. Megjithatë, McAdams zbuloi se pushimi ishte i nevojshëm për shëndetin dhe mirëqenien e saj mendore.