Të dielën, Michaela Jae ‘Mj’ Rodriguez, 31-vjeçe, rrëmbeu çmimin për ‘aktoren më të mirë’ në Golden Globes 2022 për një dramë televizive për rolin e saj si nënë e shtëpisë dhe infermiere në shfaqjen “Pose”.
Kjo ndërkohë shënon herën e parë në histori që një aktore transgjinore fiton një çmim, Golden Globe. Kjo është gjithashtu fitorja e parë e “Pose” në Golden Globes, premiera e së cilës ishte në vitin 2018.
Rodriguez bëri histori gjatë verës së kaluar duke u bërë artistja e parë transgjinore që u nominua për një çmim Emmy, edhe pse nuk arriti ta fitojë këtë.
Në vitin 2020, bashkë-yjet e “Pose”, Indya Moore dhe Angelica Ross, reaguan kundër çmimeve Emmy për anashkalimin e personave transgjinore.
Në anën tjetër, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të këtij viti u nderuan edhe aktorët e serialit të popullarizuar, “Squid Game”.