Albana Perhati është një ndër aktoret më të dashura të “Portokallisë”. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli për jetën private dhe atë profesionale. Jo vetëm kaq por ajo ka zbuluar edhe një moment të vështirë gjatë karrierës si aktore.
“Ne shfaqjet i xhirojmë të shtunën dhe unë isha dy orë para se të dilja. Marr një telefonatë nga djali i xhaxhait dhe më thotë se si është babi. Mami s’më kishte treguar se babi kishte kaluar trompozë dhe ishte në gjendje kritike për jetën”,- theksoi ajo.
Edhe pse në gjendje jo të mirë emocionale, Albana Perhati arriti ta përfundojë shfaqjen atë ditë. Ajo tregoi se më pas babai i saj u bë mirë dhe tha se ky ishte një moment që ajo nuk do ta harrojë kurrë.
“Unë e bëra shfaqen atë ditë dhe kanë qenë dy orët më të tmerrshme të jetës sime. U munduan të mos më shqetësonin para shfaqesh. Është një moment që nuk do ta harroj kurrë. Prindërit e mi jetojnë në Itali prej 22 vitesh. Është moment shumë i vështirë i daljes në skenë. Babi u bë mirë dhe tani e kanë me ultimatum që çfarëdo që të ndodhi unë dua të di dhe dua të jem aty”,- përfundoi Albana.