Aktorja Salma Hayek ishte një ndër femrat të cilat arritën të triumfojnë menjëherë në Hollivud. Hayek, prej fillimeve të saj ishte e ftuar nga figura të mëdha politike në Shtetet e Bashkuara.
Së fundmi, ajo ka treguar se ish presidenti i SHBA, Donald Trump, është përpjekur ta bëj për vete dhe të dali me të.
Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, kur Salma ishte më e re dhe ishte e dashura e një kolegu të saj. Çifti mori pjesë në një event, në të cilin ndodhej Trump, ku në atë kohë njihej si biznesmen i suksesshëm dhe karizmatik.
Sipas saj Trump, u tregua i sjellshëm dhe hëngrën darkë bashkë. Në një moment kur Salma kishte ftohtë ai i ofroi xhaketën e tij dhe e mbuloi me të. Pas darkës ai i mori kontaktet e të dyve, por vetëm aktores i shkroi më vonë, për tu takuar me të.
/Priza.al/