Glamour UK shpalli gruan më të bukur në botë për vitin 2021 dhe ‘kurorën’ e mori aktorja 27-vjeçare turke, Hande Erçel.
Ky kurorëzim ka bërë bujë në rrjete sociale pasi mendimet e ndjekësve kanë qenë të ndryshme në lidhje me zgjedhjen që Glamour UK ka bërë. Përveç mbështetësve të aktores, ka pasur dhe nga ata që e kanë refuzuar duke marrë parasysh se bukuria e saj është rezultat i operacioneve vitet e fundit.
U zbulua se aktorja turke ndjek një rutinë të veçantë të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës, siç është pirja e sasive të mëdha të ujit në baza ditore, për të ruajtur bukurinë e lëkurës së saj dhe lagështisë së trupit.
Shumë ndjekës gjithashtu theksuan se Hande ha shëndetshëm, përdor pastrues të fytyrës dhe heq lëkurën e vdekur çdo ditë përmes maskave të ndryshme të fytyrës, përveç që hidraton fytyrën e saj me ujë trëndafili, i cili ndihmon në heqjen e papastërtive dhe njollave nga fytyra.
Kujtojmë që nga seriali fenomenal ‘Sen Çal Kapimi’ aktorja po jeton romancën me Kerem Bursin që luante rolin e Serkanit dhe janë çifti më i përfolur i momentit.
/Priza.al/