Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur në prag festash dy biznese, në Elbasan dhe Korçë.
AKU bën me dije se dy bizneset kishin mangësi në etiketim sipas legjislacionit në fuqi.
Mësohet se bizneseve i është caktuar një gjobë prej 100 mijë lekësh dhe janë bllokuar 124 kg produkt ushqimor.
“Elbasan dhe Korçë, AKU gjobit dy subjekte për mangësi në etiketim. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në prag të festave të fundvitit ka intensifikuar inspektimet dhe monitorimet në garantim të sigurisë ushqimore.
Gjatë inspektimeve të kryera janë konstatuar, mangësi në etiketim në dy “njësi tregtimi të produkteve ushqimore” përkatësisht në Elbasan dhe Korçë. Për shkeljet e konstatuara janë marrë masa administrative me “gjobë” në vlerën e 100 mijë lekëve, si dhe janë bllokuar 124 kg produkte ushqimore sallam dhe pije freskuese deri në etiketim konform legjislacionit në fuqi.
AKU garanton se kontrollet do të jenë të shtrira në të gjithë vendin, në subjekte prodhuese, njësi tregtuese të vogla dhe të mëdha, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve”, njofton AKU.