Autoriteti Kombëtar i Ushqimi ka reaguar ditën e sotme në lidhje me kërkesën për informacion se a ka pasur raste të shfaqura në Shqipëri, në rastet e importit të vezës Kinder.
AKU është e paqartë nëse ka Kinder të kontaminuar në vend. Por shprehet se nëse do të evidentohen produkte me problematikë për shqiptarët, atëherë do të tërheqë produktin nga tregu.
Reagimi i Plotë:
AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT: Referuar kërkesës tuaj për informacion lidhur me rastet e shfaqura në Evropë për produktin Kinder informojmë se:
Për rastet e importit të produkteve ushqimore që rezultojnë me probleme për konsumatorët, Shqipëria si pjesë e sistemit RASFF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) merr njoftime të vazhdueshme për çdo rast jokonform.
Lotët e njoftuara në media me datë skadence 11.7.2022 dhe 7.10.2022 nuk janë importuar në vendin tonë, por gjithsesi pas verifikimeve të detajuara mbi gjurmueshmërinë e këtij produkti nga sistemi RASFF, nëse evidentohet se lote të tjera të këtij produkti kanë rezultuar me problematikë për konsumatorin dhe janë importuar në Shqipëri, produkti do tërhiqet nga tregu, bllokohet dhe do të asgjësohet siç veprohet në mënyrë rutinore për çdo rast.