Nga takimi me ekspertët për çmimin e naftës dhe energjisë, kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuzua të forta për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se janë të përfshirë në kontrabandën e naftës.
Ai ka deklaruar se pavarësisht rritjes së numrit të automjeteve, konsumi i naftës sipas statistikave mbetet i njëjtë, duke theksuar se pjesa tjetër prej 300 mijë litrash e naftës, futet kontrabandë.
“Po ndalem këtu jo se mund të ndryshojë kursi i kësaj qeverie, por për tu thënë qytetarëve që potenciali i ndryshimeve drastike, të thella dhe të menjëhershme në këtë fushë është ekziston, është i plotë e i mundshëm. Këtë premtojmë ne, sepse jemi në një betejë me këtë qeveri.
Mirë ju thonë qytetarët jeni në betejë, por çdo bëni kur të vini.
Dje deklarova se do të përgjysmojmë barrën fiskale të naftës, do subvencionojmë 100 përqind biletat e udhëtimit inter-urbane dhe urbane. Nuk po shpikim e kanë bërë edhe të tjerë. A kemi mundësi ne ta bëjmë këtë? Plotësisht. Jemi vendi që prodhojmë 1 mln ton naftë.
Sot konsumi i naftës me 300 e ca mijë automjete më shumë se në vitin 2012, është më i paktë se sa ishte në vitin 2012. Në këtë vit, ARMO prodhonte rreth 150 mijë ton D-dysh, dhe 500 mijë ton importohej. Konsumi ishte tek 700 mijë ton.
Konsumi tek këto automjete që janë sot, duhet të jetë të paktën 800 mijë ton. Janë 300 mijë ton, që kontrabandohen, por si? Qeveria.
Nafta nuk është kokainë që futet në arka bananesh, është i nohur zinxhiri. Ka pronarë të peshkarexhave. Një prej tyre bën vetëm kontrabandë nafte, që i shkarkon lirshëm dhe që thuhet se takohet periodikisht me kryeministrin.
Nuk mund të ketë kontrabandë nafte pa një mbulesë të plotë të qeverisë.
Ky të duket ndonjëherë se ka mendësinë e Shqipërisë pa vetura”, u shpreh Berisha.