Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka ka reaguar ashumë ashpër duke hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Për Dukën, kandidimi i Ramës në qarkun e Durrësit, ka një arsye dhe sipas tij është lidhja e fortë që kreu i qeverisë ka me botën e krimit. Për Dukën, Rama ka qenë i detyruar të kandidojë në Durrës, jo vetëm në Vlorë. Ai vijon edhe më tej duke e quajtur “diktator” që shumë shpejt do i vijë fundi dhe këtu i referohet zgjedhjeve të 25 prillit.
“Përse kandidove dhe në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?!
– Ti çfarë përfaqëson?!
Ja ta them unë:– Ti je përfaqesues i kriminelëve, unë i njerëzve të thjeshtë të Shijakut dhe Durrësit.
A të duan shqiptarët?
Ja ta them unë:– Ti robo je bërë gogol për shqiptarët, unë përherë miqësor me popullin tim.
Çfarë di për vete Ti në 8 vite qeverisje?
Ja ta them unë:
– Ti je kthyer në mankth për shqiptarët!!! Unë dhe kolegët e mi jemi shpresa.
Dhe në mbyllje nga Shijaku të them:
– Vazhdo Robo diktatorët kanë të njëjtin fund kudo”, shkruan Agron Duka.
Me Kodin e Ri Zgjedhor kryetari i Partisë mund të kandidojë në 4 qarqe. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Vlorën dhe Durrësin, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do kandidojë në Tiranë, Fier dhe Elbasan, e ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha vetëm në Tiranë.