Akuza e fortë e Ramës: Partia e Lirisë financohet nga Rusia

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Kamëz, ka hedhur akuza të forta kundrejtë Partisë së Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta. Rama tha se PL financohet me para ruse.

Kryeministri theksoi se rusët financojnë Partinë e Lirisë, për të krijuar një thyerje mes Shqipërisë dhe aleatëve tanë strategjik.

“Ose kur bëhet fjalë për ata që janë në krye të kësaj përpjekje, pikërisht atyre që e kanë nisur dhe po e çojnë përpara këtë luiftë, agresorëve në Kremlin. S’ka asnjë shpjegim. Ne mund të debatojmë për shumë gjëra, mund të diskutojmë cila është mënyra më e mirë për të përballuar efektin e kësaj lufte, por nuk mund të diskutojmë ka apo jo luftë. Nuk diskutojmë dot nëse është e vërtetë goditja e çmimit të energjisë. Këto janë fiks siç i thotë Putini, “nuk ka luftë thotë, është një operacion ushtarak”.

Është një përpjekje për të nxiotur tension, për të fryrë zjarrin dhe sherrin, për të ërë rrëmujë dhe pas kësaj të dalë ku të dalë. Tani, si po zhvillohet kjo luftë. Cila është përpjekja që po bën Putini. Kriza e energjisë nisi përpara luftës. Filloi shkurtimi i sasisë së gazit rus në Europë. Filloi të rritej çmimi. Për çfarë mund të financojë një fuqi si Rusia një parti në Shqipëri kundër qeverisë? Për ta bërë Shqipërinë më demokratike?

Për ta bërë Shqipërinë më të besueshme me partnerët tanë strategjik? Komplet të kundërtën, për të krijuar një thyerje mes Shqipërisë dhe aleatëve tanë stretegjik. Unë besoj që shumë shpejt nuk do shohim që është vetëm PD-ja. Mendoj që ata bashkë edhe me atë Partinë e Lekut, janë në thesin e rublave”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *