Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën ‘arrest shtëpie’ për Administratorin e ‘Farmanet’, Sokol Topçiun, i cili dyshohet për kontrabandë medikamentesh.
Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, ndërkohë që e njëjta masë u dha dhe për 4 të arrestuarit e tjerë, Blerim Bitri, Florian Marku, Florian Lila administratorë farmacie dhe Bashkim Osmani, administrator i një depoje farmaceutike.
57-vjeçari përfundoi në pranga pasi akuzohet se ka shitur mijëra ilaçe kontrabandë gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit. Pas më shumë se një viti hetime, grupi u zbulua e vetëm pak ditë më parë Policia e Shtetit u vendosi prangat për shkeljet e bëra.
Pas më shumë se një viti hetime, grupi u zbulua e vetëm pak ditë më parë Policia e Shtetit u vendosi prangat për shkeljet e bëra. Në kuadër të operacionit u arrestuan dhe 6 persona të tjerë, konkretisht; Blerim Bitri, Florian Marku, Margarita Xhaxhiu, Jani Papuli, Florian Lila si dhe Bashkim Osmani.
Sokol Topçiu është administratori i Farma Net Albania, ka rrjet farmacish, prej 100 të tillash në të gjithë vendin dhe njihet si “i preferuari” i Ministrisë së Shëndetësisë, duke përfituar edhe tenderat e fshehtë në kohën e pandemisë, për të cilat u hetua nga SPAK. Megjithatë dosja kaloi për hetim tek Prokuroria e Tiranës, pasi pretendohej se në të nuk kishte asnjë zyrtar të përfshirë, e për këtë arsye nuk ishte në kompetencat e SPAK për t’u hetuar.
/Priza.al/