Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest me burg” për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Ilir Kapetani. Ai është i arrestuar për korrupsion.
Kapetani doli ditën e stome përpara Gjykatës, ku mohoi akuzat. Por, SPAK pretendon se ai është i përfshirë në të paktën 14 episode korruptive, me trashëgimtarë të ish-pronarëve. Kapetani u ka marrë shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.
Personat e tjerë të përfshirë pretendojnë se janë mashtruar nga Kapetani, duke i dhënë shuma parash, por pa iu zgjidhur çështjet.Sipas prokurorise shumat qe u merreshin qytetareve varionin nga 30 mije ne 300 mije lekë.
Ndërkohë dy shtetas janë lënë në masën arrest shtëpie dhe 6 të tjerë me detyrim për tu paraqitur, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Kapetani akuzohet për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.