Akuza për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, jepet sot masa e sigurisë për Jamarbër Malltezin

 

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës në Aeroportin e Rinasit, pritet të dalë sot para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Seanca pritet të zhvillohet rreth orës 13:30 minuta në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në të njëjtën orë pritet të zhvillohet edhe masa edhe biznesmenin Fatmir Bektashi, ndaj të cilit është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’. Malltezi dhe Bektash do të merren në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Ata janë vënë nën akuzë për të ashtuquajturën e afera e ish-kompleksit Partizani. Ende nuk dihet se si do të vijojë procesi për Sali Berishën për shkak se mban mandatin e deputetit. Nga ana tjetër, në Gjykatën e Posaçme nuk ka vajtur procesverbali për njoftimin e Berishës nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.

Ndërkaq, Berisha ka refuzuar takimin me agjentët e policisë së Shtetit të cilët shkuan në selinë e Partisë Demokratike. Berisha e ka cilësuar caktimin e masës ndaj tij si vendim antikushtetues. Ai theksoi se do të duhej të merrte njoftim prej Kuvendit. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i gjykatës. Për ish-kryeministrin është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *