Akuza për ‘shpërdorim detyre’ në Ministrinë e Financave/ Jepet masa e sigurisë për të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për tre zyrtarët e Ministrisë së Fiancave që kanë abuzuar me vlerën e 1.2 milion eurove. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik i Ministrisë së Financave’, Fatmir Hoxhaj janë lënë në burg.

Gjokutaj i arrestuar dy ditë më parë ka munguar në seancën e sotme, pasi prej dy ditësh ai ndodhet i shtruar në pitalin e Kardiologjisë për shkak të problemeve me zemrën.

Në gjykatë ishin të pranishëm Fatmir Hoxhaj, drejtor i çështjeve juridike në këtë ministri dhe Alban Ruli, përmbarues.

Skema abuzive u zbulua rastësisht, pas një denoncimi të çuar në prokurori nga një bankë e nivelit të dytë në vend. Prokuroria theksoi në një njoftim për mediat se këta persona i kanë kryer shkeljet ligjore pasi kanë pranuar shpërblimin prej 82 milionë lekëve (rreth 750 mijë dollarë) nga shtetasi Ilir Thana.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *