Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 7 korrik seancën ndaj iranianit, Bijan Poolagrad
Ish-banori i kampit të muxhahedinëve Ashraf 3 në Manëz akuzohet nga SPAK për veprat penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, “organizata terroriste”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “keqpërdorimi i pajisjeve”.
Kujtojmë se Pooladrag u arrestua në tetor 2020, pasi akuzohej se ishte një agjent me mision nën për të vrojtuar grupin e organizatës opozitare iraniane. I pandehuri dyshohet se bashkëpunonte në punonjës të shërbimeve sekrete iraniane të njohur si Garda Revolucionare dhe merrte pagesa prej tyre. Në shkëmbim, ish-anëtari i grupimit muxhahedin kishte detyrë të fotografonte anëtarët e MEK dhe të evidentonte vendet që ata frekuentonin.m Porositë dhe udhëzimet ai i merrte përmes aplikacionit Telegram dhe sipas hetimit po planifikohej vrasja e një figure të lartë të MEK.
Referuar dosjes hetimore rezulton se një anëtar i inteligjencës iraniane e udhëzonte të pandehurin të siguronte një armë kallashnikov në tregun e zi dhe të gjente persona të trajnuar që mund të kryenin vrasje. Hetimet për të pandehurin nisën fillimisht në Prokurorinë e Tiranës, referimit nga drejtoria e antiterrorist, që kishte siguruar kallëzimin e një vajze që pretendonte se Poolagrad, me të cilin kishte ndarë të njëjtën banesë për disa kohë, kishte përdorur telefonin e saj celular.
Hetuesit zbuluan se i pandehuri kishte dërguar në adresë të disa personave nga Irani, të shpallur më vonë “nën grata” në vendin tonë, fotografi të kampit të muxhahedinëve në Manzë.