Akuzat e Ahmetajt ndaj Ramës “ndezin” opozitën, Berisha thërret protestë më 8 shkurt!

Pas akuzave të lëshuara nga ish-zv/kryeministri, Arben Ahmetaj, ndaj Ramës, Berisha ka bërë thirrje për protestë Kombëtare.

Kreu i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar protestën e radhës të Partisë Demokratike e cila do të mbahet më datë 8 shkurt. Pas akuzave të lëshuara nga ish-zv/kryeministri, Arben Ahmetaj, ndaj Edi Ramës, Berisha ka bërë thirrje për protestë Kombëtare.

“PD, e cila prej kohësh ka shpallur mosbindjen civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, me datën 8 shkurt fton protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria. Ditën e shtunë. Për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelësh që nuk njohin asnjë normë, asnjë moral”, tha Berisha.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Ahmetaj nxori zbuluar kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar atë si arkitektin e kanabizimit të Shqipërisë.

Arben Ahmetaj iu faktoi shqiptarëve edhe njëherë se Edi Rama nuk është kryeministër, por është bosi, padrinoja, kryetari i një organizate të mirëfilltë kriminale. Dhe kudo që shkon, ai shkon dhe udhëton jo si kryeministri i Shqipërisë, por si kreu i një organizate kriminale, më e rrezikshmja në historinë e këtij vendit, të rajonit dhe Europës.

Kujtojmë se protesta e fundit e opozitës u mbajt më datë 23 dhjetor 2024, ku protestuesit PD-së së bashku me deputetët, bllokuan pikat kyçe të Tiranës duke paralizuar për tre orë qarkullimin në kryeqytet.

Nuk dihet ende nëse protesta e radhës e thirrur nga Berisha do të mbahet në të njëjtën formë, atë që PD-ja e quan “Mosbindje Civile”, duke bllokuar rrugët, ose nëse do të jetë nga protestat klasike me fjalime para Kryeministrisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *