Akuzat e Berishës ndaj Komisionit Hetimor të 25 prillit/ Reagon Bardhi: është akti më i shëmtuar i një njeriu që ka humbur rrugën e arsyes 

Deputeti i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga ish-kryeministrti Sali Berisha përsa i përket veprimtarisë së komisionit hetimor të 25 Prillit.

Sipas Berishës në këtë komision nuk u hetua vrasja e Pjerin Xhuvanit. Ndërsa Bardhi ka thënë se kjo vrasje nuk kishte qenë objekt i punës së komisionit. Gjithashtu Bardhi ka bërë thirrje që Berisha ta caktonte ktyetarin dhe anëtarët e një komisioni hetimor për këtë çështje dhe u zotua personalisht se do ta votonte dhe do ti bënte thirrje deputetëve të tjerë ta votonin.

Reagimi:

Sali Berisha ka vijuar edhe sot gënjeshtrat mbi komisionin hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Ngjarja e Elbasanit nuk ka qenë fare në objektin e punës së Komisionit. Më poshtë është vendimi për ngritjen e komisionit hetimor, ku qartësisht demontohet gënjeshtra e Sali Berishës.

Vendosja e shenjës së barazisë midis sakrificës dhe betejës së demokratëve të Elbasanit në zgjedhjet e 25 Prillit dhe veprimtarisë së bandave kriminale me në krye Taulant Ballën, është akti më i shëmtuar i një njeriu që ka humbur rrugën e arsyes dhe është verbuar nga urrejtja për këdo që nuk është në PD për tu bërë mburojë për hallet e Sali Berishës.

Megjithatë duke dashur ti jap një shans Sali Berishës që të tregojë se interesi i tij është zbardhja e ngjarjes së Elbasanit dhe jo marrja në mbrojtje e bandave të Elbasanit, një pjesë e të cilave janë sot pjesë e operacionit të SPAK, e nxis të përgatisë një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor vetëm për atë çështje, të caktojë kryetarin dhe anëtarët e opozitës tek të cilët ai ka besim.

Unë do jem një nga firmëtarët për ngritjen e këtij komisioni hetimor dhe do i kërkoj secilit koleg të opozitës të firmos dhe mbështesë këtë Komision Hetimor.

Ripërsëris kërkesën që ta bëje gati dhe të ma sjell për firmë që sot (dorazi të lutem, jo me fax sepse lë gjurmë që të lenë pa gjumë pastaj)!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *