Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me akuzat ndaj ministres Xhaçka, për tokën në bregdet pasi sipas opozitës bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik nga qeveria.
Balla në këshillin e Rregullores tha se ministrja Xhaçka nuk ka fituar asnjë qindarkë në lidhje me tokën.
“Gjykata Kushtetuese ka sanksionuar e kërkuar vlerësimin e përfitimit, sa ka qenë, marrim rastin, 1 nga vendimet, vendimi numër 7, i vitit 2016. Në doktrinën e vet ka përcaktuar sa ka qenë fitimi. Deri në këtë moment, sipas asaj që u dëgjua, nuk ka pasur fitimi, sipas kërkesave fitimi do të ndodhë.
Nuk provohet në kërkesë që një qindarkë e vetme të ketë hyrë në familjen e deputetit në fjalë. Dhe kolegët e tjerë do kenë pyetje mirëpo është e qartë në opinionin publik. Unë do të kërkoj kohën e nevojshme për ta elaborur, falënderoj kërkuesit që i dhanë përgjigje këtij rasti. Faleminderit zonja kryetare”, tha ai.