Sipas autoriteteve letoneze, Rasmussen, i cili ishte nënkryetar i grupit të pavarur të menaxhimit të PNB, dhe ish-menaxherë të tjerë janë nën hetim për menaxhimin e tyre të mëparshëm të bankës, raporton Politiko. Administratori i pasurisë së falimentimit tha se grupi i akuzuar ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, duke pranuar marrëveshje të mëdha pa kolateral, që kanë rezultuar në rreth 140 milionë euro “boshllëk” në asetet e bankës.
Autoritetet nuk e komentuan rastin më në detaje, pasi hetimet janë ende në vazhdim, shkruan gazeta daneze. Çështja u hodh kohët e fundit në Danimarkë kur avokati danez i bankës u përpoq pa sukses ta çonte atë përpara Gjykatës së Lartë të vendit. Rasmussen ishte kryeministër i Danimarkës nga viti 2001 deri në vitin 2009, përpara se të drejtonte organizatën ushtarake transatlantike. Ai themeloi firmën konsulente Rasmussen Global dhe bashkëkryeson Grupin për Garancitë e Sigurisë Ndërkombëtare për Ukrainën, së bashku me Andriy Yermak, këshilltarin kryesor të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Një zëdhënës i Rasmussen nuk pranoi të komentojë mbi rastin.