Akuzat kundër administrimit të drejtësisë, Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se ish presidenti i Koosvës Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të drejtësisë. Thaçi akuzohet për herë të dytë nga Prokuroria Speciale në Hagë.

“Pas ftesës së gjykatëses së procedurës paraprake në konferencën për ecurinë e çështjes më 17 dhjetor, Hashim Thaçi u deklarua lidhur me fajësinë në formë të shkruar më 6 janar 2025. Ai u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykatë Speciale.

Thaçi ndodhet në një proces të tejzgjatur gjyqësor për krime të pretenduara të luftës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *