Manuel Neuer ka kritikuar ashpër trajnerin e skuadër, Julian Nagelsmann dhe drejtuesit bavarez për shkarkimin e trajnerëve të portierëve, Toni Tapaloviç, me të cilin kishte një marrëdhënie të shkëlqyer. Kjo e ka goditur rëndë 36-vjeçarin, duke i fajësuar ata për shkarkimin nga detyra të shokut të tij të ngushtë.
“Për mua ishte një goditje, kur isha në tokë. Ndjeva sikur po më shqyen zemrën. Ishte gjëja më brutale që kam përjetuar në karrierën time. Portierët janë një skuadër brenda skuadrës, por Toni ishte i popullarizuar në të gjithë skuadrën” tha Neuer për mediat gjermane.
Veprim që nuk është kapërdirë mirë nga drejtuesit e klubit, me gazetën gjermane “Bild” që njofton masa ndëshkimore për Neuer.
Sipas tyre, Bayern Munich mund ta gjobisë lojtarin me 1.6 milionë euro, e barabartë me pagën mujore të portierit. Një gjë që mund të rezultojë si ai i divorcit mes palëve, me Neuer që do mendonte seriozisht largimin nga “Allianz Arena”.
E ardhmja mund të jetë një rikthim te skuadra e fëmijërisë, Schalke 04, gjithmonë nëse ekipi nuk bie në Bundesligën 2. Manuel Neuer e ka mbyllur tashmë sezonin për shkak të një dëmtimi të rëndë të pësuar gjatë pushimeve dimërore në alpet e Zvicrës.