Akuzat për inceneratorët/ Arben Ahmetaj shpjegohet: Kam humbur 4 kg në palestër, duroni deri në darkë, do t’ju sqaroj gjithçka

Mëngjes i paqtë për ish-ministrin Arben Ahmetaj. Ahmetaj hyri në ambientet e Kuvendit, ku u përgjigj shkurtimisht për gazetaren e “Ora News”. Teksa i hodhi dorën në qafë për të patur një bisedim sa më miqësor, ish-ministri tha se akuzat për të janë të paguara, ndërsa ai vetë nuk ka lidhje. Sipas tij, i vetmi zhvillim i ri në jetën e tij, janë humbja e 4 kilogramëve në palestër.

Arben Ahmetaj: Mirëmëngjesi. Vendi ka nevojë për normalitet. Forcat politike kanë të drejtën e tyre të protestojnë por jo në të drejtë të tyre.

Pyetje: Ka patur shumë akuza ndaj jush? çfarë po ndodh me ju?

Arben Ahmetaj: Me mua? Kam humbur 4 kilogram në palestër, kjo po ndodh me mua personalisht. Sa i përket akuzave, duroni, jam në “Opinion” sot në darkë. Duroni, gjithsesi janë akuza mercenarësh.

Ahmetaj akuzohet nga disa media për lidhje direkte me një nga pronarët e kompanisë së inceneratorëve, Klodian Zoto. Së fundmi, ai është kallëzuar në SPAK se ka shkelur ligjin me lidhjen me Zoton dhe përfitimin e udhëtimeve dhe një shtëpie që sipas akuzave ai e ka marrë nga ky person./Ora

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *