Akuzat për PD-së për ministren Xhaçka, mblidhet nesër Këshilli për mandatin

Këshilli i Mandateve për çështjen e ministres Olta Xhaçka pritet të mblidhet ditën e nesërme, në orën 9:30.

Burime për median bëjnë me dije se PD ka kërkuar heqjen e mandatit të Xhaçkës, ku në rast refuzimi nga PS opozita me 28 firma ka edhe një mundësi për t’u drejtuar Kushtetueses.

Kujtojmë se PD akuzon ministres se ka përfituar nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Për demokratët kjo është shkelje e rendë e kushtetutës dhe ligjit, për shkak se deputetit i ndalohet të përfitojë pasuri publike.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *