Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet këtë të premte në lidhje me mandatin e ministres Olta Xhaçka, pas akuzave të opozitës se burri i saj ka përfituar nga qeveria si investitor strategjik.
Burime për median bëjnë me dije se mbledhja pritet të fillojë në orën 13:00, në Kryesinë e Kuvendit. Kujtojmë se PD akuzon ministres se ka përfituar nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.
Për demokratët kjo është shkelje e rendë e kushtetutës dhe ligjit, për shkak se deputetit i ndalohet të përfitojë pasuri publike.