Gjatë ndeshjes që po zhvillohej më Manchester United një aeroplan me një flamur ku shkruhej “Beso Kathryn Mayorga” ka qarkulluar në ajër. Sipas mediave të huaja ky veprim është organizuar nga grupi i fushatës feministe Level Up.
Kathryn më parë akuzoi Ronaldon për sulm seksual ndaj saj në një dhomë hoteli në Las Vegas pasi u takua në një natë në 2009 , kur ajo ishte 25 vjeç – një akuzë që ai e mohon me forcë.
Dokumentet e gjykatës zbuluan në prill se ajo po kërkon 56 milionë funte dëmshpërblim. Ajo kërkon 18 milionë paund për “dhimbjet dhe vuajtjet e së shkuarës”. Shpenzimet e 37-vjeçarit arrijnë deri në 1.4 milion. Kjo përfshin tarifat ligjore prej 1.1 milion.
/Priza.al/