Akuzat për Portin e Durrësit, Rama i përgjigjet opozitës: Kompania e Alabbar do të ndërtojë “Manhatanin e Zagrebit”

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish pas akuzave të opozitës se investimi në Portin e Durrësit është një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e shtetit tonë.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama shkruan se “Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që po investon në Durrës, po bën dhe një investim edhe në Kroaci. Më tej, ai shkruan se projekti në Kroaci është me një vlerë sa 1/4 e asaj të Durrësit dhe sërish konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat.

““Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat”, shkruan Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *