Akuzat për Portin e Durrësit/ Rama sulmon opozitën: Një përpjekje “haxhiqamilëse” për të dëmtuar vendin

Kryeministri Edi Rama përmes 3 shënimeve në Twitter i është përgjigjur akuzave të opozitës për Portin e Durrësit. Rama e ka sulmuar ashpër opozitën teksa shkruan akuzat e saj janë një përpjekje “haqiqamilëse” dhe një poshtërsi e madhe në dëm të vendit.

Rama po ashtu shkruan se sulmet e Opozitës janë në dëm të vendit dhe nuk i ndal sulmet teksa thekson se ata janë të shitur.

Postimi i Ramës:

Sulmi haxhiqamilist i Aleancës së Rublave dhe bedelave të saj kundër projektit të Portit Turistik të Durrësit është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit, ndërkohë që tërbimi shpifarak është prova se i kanë bërë vetë tërë pisllëqet që akuzojnë!

Synimi i këtij sulmi të dëshpëruar është pengimi i këtij investimi të madh transformues për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, përmes intimidimit të një prej kompanive flamur të Emirateve të Bashkuara, të cilën e kemi sjellë me mbështetjen e Presidentit, Sheikh Muhammed Bin Zayed.

Akuzat haluçinante kundër një kompanie ardhja e së cilës është përveç të tjerash një imazh i ri fitues i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, janë tallja e radhës me ata shqiptarë që akoma i ndjekin pas këta të shitur, pa fe, pa atdhe, pa din e as iman…

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *