Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu, theksoi ditën e sotme se qytetarët duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Ai u shpreh optimist se kjo ditë do jetë e qetë dhe me reflektime për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.
“Deri tani procesi ka qenë i qetë, ka pasur disa probleme me pajisjet por që e ka zgjidhur KQZ-ja. Gjithçka ka shkuar dhe do të shkojë e qetë, është një ditë që qytetarët duhet që të votojnë pasi është një ditë që ato e kanë të shenjtë. Ato do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë, dhe mendoj se gjithkush duhet që të votojë” – tha Ndreu.
Ai u është përgjigjur dhe akuzave nga pala kundërshtare për shit-blerje votash: “Kam dëgjuar akuza nga fillimi në fund, kam shumë për palën kundërshtarëve por pa pasur prova nuk do të them asgjë, nuk e kuptoj këtë pse e bëjnë. Mos është ndonjë alibi për humbjen apo se di, por nuk është normale që të hidhet vrer në ditën e votimit.”