Gjykata e Posaçme vendosi shtyrjen për në datë 2 qershor të përballjes lidhur me akuzat për “shpifje” të Erion Veliajt kundër Sali Berishës.
Në seancën e sotme për të cilën gjykata kishte urdhëruar shoqërim të detyrueshëm të kreut të ‘Rithemelimit’ Berishës, ky i fundit u përfaqësua nga avokatët Ivi Kaso e Ledio Nuraj.
Palët nuk kanë pranuar ta zgjidhin çështjen me pajtim.
Berisha e ka akuzuar kryebashkiakun se është politikani i vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin. Sipas tij, gjatë kohës që ai ka qenë kryeministër, Veliaj ka bërë udhëtime të herëpashershme me Teheranin.