Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet këtë të premte në orën 10:30.
Mësohet se në këtë mbledhje do të shqyrtohet mocioni i 1/10 i deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Mësohet se ka qenë opozita ajo e cila ka kërkuar këtë konferencë, pas akuzave që kanë bërë se bashkëshorti i ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçkës ka përfituar si investitor strategjik tokë në bregdet.