Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij përpara mediave pas daljes nga seanca parlamentare. Ai ka folur lidhur me deklaratën e tij se disponon video erotike të ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së McGonigal dhe personave të rëndësishëm në politikën shqiptare.
Pjesë nga fjala e kryedemokratit:
“Deklarata është ajo që kam bërë në konferencë shtypi, në takim me gazetarë. Unë ja u thashë në parlament, çdo të dhënë do ua dorëzoj komisioneve hetimore parlamentare këtu dhe në SHBA. Por, në natyrën time nuk keni parë kurrë të publikuar ndonjëherë në Facebook video të tilla.
Po të mos kisha fakte nuk do të flisja. Tani ky reagim kolektiv i zonjave socialiste me bën të mendoj “ça ishte kjo?” Miza pas veshit…
Unë do të hetoj edhe 10 herë më shumë, për ti shkuar pas kësaj piste.
Problemi kryesor është Edi Rama. Ne jemi paqësorë. Edi Rama kërkon ta paraqesë atë si një turist seksi në Shqipëri.”