Akuzat që kur ishte në KLSH, zbulohen detaje nga kallëzimi ndaj Murrizit

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me kallëzimin e bërë nga Drejtoria e Krimit Ekonomik ndaj ish-deputetit të opozitës Myslim Murrizi, i cili është paditur për akuzat “pastrim parash” dhe “fshehje të të ardhurave”.

Sipas “Balkanweb”, Murrizi rezulton pronar i disa bizneseve në fushën e ndërtimit, arsimit dhe medias. Bazuar në kallëzimin e Policisë, ish-deputeti i Partisë Demokratike ka depozituar dhe transferuar në periudhën qershor 2007-shtator 2008 shumën prej 249.751 euro brenda një banke të nivelit të dytë. Këto veprime janë kryer në kohën kur Murrizi ishte funksionar në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Nga 249.751 euro, Murrizi ka tërhequr në formë para cash 248 mijë e 710.

Në vitin 2010, ai ka depozituar në llogarinë e kompanisë së tij “Murrizi 2009”, 60 mijë euro. Sipas Drejtorisë së Krimit Ekonomik, ish-deputeti nuk e ka deklaruar këtë shumë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurisë dhe Kundër Konfliktit të Interesit. Në momentin kur mori mandatin e deputetit, ai nuk i ka deklaruar këto para. Policia dyshon se me këto të ardhura Murrizi ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme në forma të paligjshme.

Në lidhje me bizneset e tij, Myslim Murrizi rezulton se nuk është 100% aksioner.
Më pas, ai akuzoi drejtorin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj si “ish-sigurims” në “Report TV” që ka raportuar dokrra kundër ish-deputetit. Ai u shpreh i habitur me akuzën e pastrimit të parave, si dhe ftoi prokurorinë që të hetojë çdo para të tij.

Myslim Murrizi është dënuar me 3 vite burg, të kthyer në shërbim prove në vitin 2006 në Gjykata e Apelit të Durrësit për veprën e mitmarrjes. Një vit më vonë, Gjykata e Lartë pushoi çështjen e ngritur kundër tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *