Një person ka rënë në pranga e policisë së Tiranës. Ai ishte shpallur në kërkim në Itali për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve’. Ndaj 29-vjeçarit është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Bergamos për drogë. Sapo të mbyllen procedurat, ai do të ekstradohet drejt Italisë.
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 29-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Gj. L, 29 vjeç, banues në Tiranë.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Bergamos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve.”.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
/Priza.al/