Etjon Joka, kandidati i LSI për deputet i Tiranë është arrestuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, pasi akuzohet se ka blerë vota në favor të partisë së tij. Gjykata ka marrë vendimin për Etjon Jokën, të cilin e ka lënë në arrest shtëpie.
Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë u reklamua nga LSI si një prej të rinjve më premtues. Ndonëse është kapur me zë dhe me figurë duke vjedhur vota, vetë Joka, pas publikimit të videos tha se gjithçka është e sajuar dhe e montuar.
Si u zbulua blerja e votave?
I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etjon Joka u shfaq në një video teksa i jepte 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij. Dhe akoma me skandaloz ishte fakti kur flisnin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë është reklamuar nga LSI si një prej të rinjve më premtues.
/Priza.al/