Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë ”arrest me burg“ për dy shtetasit e arrestuar këtë të hënë në Elbasan të cilët dyshohet se do ti kryenin atentat shtetasit Mariglen Hida me preçedent të mëparshëm kriminal.
Konkretisht gjykata la në burg Brikin Rustan, i cili kërkonte të vriste 24-vjecarin. për shkak të një konflikti të mëparshëm.
Gjithashtu në burg u la edhe Emanuel Rrapushi, 24 vjeç, i cili akuzohet se nuk ka kallëzuar krimin për armën dhe drogën e gjetur në banesë e shtetasit Boiken Bahiti, i arrestuar më herët nga blutë e Elbasanit.
Ka qënë kërkesa e organit të akuzës e cila kërkoi lënin pas hekurave të dy shtetasve , ndërsa pala mbrojtëse e cilësoi jo të drejtë vendimin pasi sipas avokatit Demir Çiftja nuk ekziston asnjë provë që konfirmon tentativën për atentat të dy të akuzuarve karshi 24 vjecarit Hida.
Sipas burimeve policore 23-vjeçari kishte planifikuar që më datë 26 Maj të vriste një 24-vjeçar me të cilin ishte konfliktuar më parë.Pas një sherri, ai ka marrë armën e tij, e ka shkuar për të qëlluar Hidën, por ka kuptuar që është pikasur dhe në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar me shpejtësi.