Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” dhe Scott Disick janë paditur për 40 milion dollarë për promovimin e disa konkurseve në Instagram që dyshohet se janë pjesë e një mashtrimi.
Njerëzve që morën pjesë në ‘giveaway’ dyshohet se iu premtua një shans për të fituar sende të tilla si bileta të klasit të parë për në Los Angeles, një qëndrim tre netë në Beverly Hills dhe madje edhe 100.000 dollarë. Burime pranë kompanisë që organizon lotaritë, “Curated Businesses”, i thanë TMZ të enjten se ka pasur fitues legjitimë dhe se ata kanë dokumentet për ta vërtetuar këtë.
Megjithatë, paditësit të cilët janë disa njerëz që morën pjesë në konkurs por nuk fituan, pretendojnë se Kim Kardashian, Disick dhe kompania “Curated Businesses” organizuan lojërat për tu shitur informacionet e tyre personale reklamuesve.
Sipas padisë, ata pretendojnë se janë “pushtuar nga qindra reklamues, disa prej të cilëve po iu ofrojnë përmbajtje potencialisht fyese dhe të padëshiruar”. Disick dyshohet se është organizatori kryesor i lotarive dhe se Kardashian, anëtarët e familjes së saj Khloé Kardashian, Kourtney Kardashian, Kris Jenner dhe Kylie Jenner kanë ndihmuar në promovimin e saj tek miliona ndjekës në Instagram. Megjithatë, ylli i “Flip It Like Disick” dhe themeluesja e “Skims” janë të vetmit yje të emërtuar në padi, sipas TMZ.