Prokuroria Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të dy vëllezërve të cilët rezultojnë të arrestuar në Spanjë për “Trafikim i personave të rritur”, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Bëhet fjalë për shtetasit Arjel Legisi dhe Oltjon Legisi, të arrestuar dhe nën hetim në Spanjë në 2018 për trafikimin me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Nga hetimet e kryera nga prokuroria Tiranë, rezulton se ata janë përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve