Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Komunën e Malishevës, për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 214 i KPRK-së.
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se dy të arrestuarit janë një vëzhgues dhe një komisioner nga qendra e vendvotimit në Gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shitblerje të votës. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë në ndalim.
“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet për media.
/Priza.al/