Akuzohen për vepra të ndryshme penale, pranga 5 personave në Durrës; mes tyre edhe 81-vjeçar “tapë” në timon

5 persona janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një prej tyre është 81-vjeçari, i cili teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. Një 26 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje.

NJOFTIMI I PLOTË:

5 persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Konkretisht janë arrestuar: B. N., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjyakata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”; E. R., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin R. M., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Golf”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. Z., 81 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Benz”, është përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor; S. L., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *