Akuzohen për vrasjen e një të riu, 10,000£ shpërblim për kapjen e dy shqiptarëve

Policia e Britanisë së Madhe ka vënë në dispozicion, një shpërblim deri në 10,000 £ për informacionin që çon në arrestimin e dy shqiptarëve të kërkuar për vrasjen e Tomasz Waga më 28 janar 2021.

Por dy shtetas shqiptarë mbeten ende në kërkim si të dyshuar për vrasje: 29-vjeçari Artan Palluci, banues në Cathays, Cardiff; dhe 22-vjeçari Elidon Elezi, banues në East Finchley, Londër.

Policia i bën apel komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe jashtë saj për t’i ndihmuar ata të lokalizojnë dy të rinjtë. Një shpërblim deri në 10,000 £ i ofrohet kujtdo që jep informacion të saktë që çon në arrestimin e tyre. Inspektori detektiv Stuart Wales, nga Policia e Uellsit të Jugut, tha:

Kufijtë ndërkombëtarë nuk janë pengesë për ne që të ndjekim personat e dyshuar për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi lidhje të shkëlqyera me kolegët e zbatimit të ligjit në të gjithë Evropën, përfshirë Shqipërinë. Unë do t’i bëj thirrje Pallucit dhe Elezit që është në interesin e tyre të dalin vullnetarisht dhe të rrëfejnë për atë që ka ndodhur më janar 2021.

Hysland Aliaj, 31 vjeç, u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Britaninë e Madhe në qershor në një operacion të përbashkët që përfshinte detektivët e krimit të Policisë së Uellsit të Jugut dhe agjencitë gjermane të zbatimit të ligjit. Ai bashkohet me katër shqiptarët e tjerë: Josif Nushi, Mihal Dhana, Gledis Mehalla dhe Mario Qato të cilët do të dalin në gjyq në tetor të akuzuar për vrasje dhe vepra të tjera të ngjashme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *