Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 2 kontrollorët Muhin Mezinin dhe Armando Fezgën, e ndërsa për Flora Ndreca është caktuat masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjyqtari Arben Mica ka pranuar kërkesën e organit të akuzës, i cili në seancën e sotme përfaqësohej nga prokurorët Marjeta Zaimi dhe Lidina Riza, ku kishin ngritur tre akuzat e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim.
Treshja e kontrollorëve u arrestuar pasi i akuzuan si organizat të grevës së paligjshme të kontrollorëve, të cilët njëherazi dorëzuar formularët ku shpallën paaftësi në punë për shkak të stresit si pasojë e uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400. Emrat e të treve dolën në bisedat e grupeve të whatsApp, ku flisnin se si të plotësonin formularin e paaftësisë për punë. Greva e tyre solli pezullim të fluturimeve në Aeroportin e Rinasit, e ndërsa Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e cilësoi si grusht shtetit.
Balluku paralajmëroi se organizatorët do të mbajnë përgjegjësi penale, e ndërsa hodhi akuza të forta në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta. Sipas saj, e gjitha ishte një puç i organizuar para zgjedhjeve me qëllim që të ndalonin marrjen e dozave të dyta të vaksinave dhe që vendi të shkonte në një trazirë popullore. Pas më shumë se 24 orësh bllokim, nisën fluturimet në Aeroportin e Rinasit fillimisht me ato të domosdoshme e më pas me udhëtimet për qytetarët. Siç ka njoftuar më herët Rama, një pjesë e kontrollorëve shqiptarë janë kthyer në punë dhe aktualisht vijon puna normalisht.