Akuzohet për korrupsion/ GJKKO rikthen në qeli prokurorin Edmond Kariqi

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rikthyer në qeli prokurorin e Kukësit, Edmond Kariqi.

Kariqi akuzohet për veprën penale Korrupsioni i aktiv gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Saida Dollani (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 11.10.2022, shqyrtoi çështjen e regjistruar me nr. 50 akti, datë 12.07.2022, mbi ankimet e paraqitura nga ankuesit/të pandehurit I.G., D.D., E.B., E.K., si dhe nga Prokuroria e Posaçme, kundër vendimit nr. 30, datë 06.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 3 (tre) vjet burgim. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri E.K. me 2 (dy) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vendosur të pandehurin E.K. në provë për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.

Në zbatim të nenit 60 pika 9 të K.Penal urdhërohet i pandehuri E.K. që të mos shoqërohet me persona të dënuar. Në bazë të nenit 35/2 të Kodit Penal caktohet dënimi plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat prej 5 (pesë) vjet. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.G. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri I.G. me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit, më datë 30.06.2021 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit D.D. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni i aktiv gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri D.D. me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 46, datë 30.06.2021, ndaj të pandehurit D.D. dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri E.B. me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 46, datë 30.06.2021, ndaj të pandehurit E.B. dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në bazë të nenit 190/1, shkronja (a) të K.Pr.Penale, të nenit 36/1, shkronja “a” të Kodit Penal, për sendet e sekuestruara të disponohet si më poshtë:

Dy telefona celular të markës Iphone 6 të sekuestruar të pandehurit E.K., një telefon celular Samsung dhe një telefon celular Iphone 12, të sekuestruara të pandehurit I.G., konfiskohen.

CD-të dhe DVD-të me materialet e përgjimit mbeten pjesë e fashikullit.

Shpenzimet gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit i ngarkohen solidarisht të pandehurve.”

Sa më lart, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 30, datë 06.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me kualifikimin ligjor të veprave penale, fajësinë e të pandehurve, llojin dhe masën e dënimit për të pandehurit I.G., E.B. dhe D.D., për provat materiale si dhe për shpenzimet gjyqësore.

– Ndryshimin e këtij vendimi për pjesën tjetër në këtë mënyrë:

– Dënimin e të pandehurit E.K. me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

– Në bazë të nenit 406, paragrafi 1, të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 e tij, duke dënuar përfundimisht të pandehurin E.K. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

– Dënimi me burgim për të pandehurin E.K. do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

– Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht.

SPAK disponon pamje/ Prokurori i arrestuar mori para në mes të lokalit nga vëllai i të akuzuarit


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *