Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka marrë vendimin për të liruar nga qelia e paraburgimit ish-drejtorin e shërbimit zjarrfikës në bashkinë e Cërrikut, Artjon Taçi, si edhe 4 personat e tjerë të arrestuar tre ditë më parë.
Bëhet me dije se u arrestuan me urdhër të Prokurorisë për falsifikim dokumentesh, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe përdorim të funksionit politik në veprimtari zgjedhore.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura ndaj Agiano Dinoshi, punonjës i tatim taksave, Adnand Xhelili, specialist i zjarrfikëses, Alban Shima, përgjegjës i OSHEE Cërrik, dhe Armand Gjoka, punonjës i zjarrfikëses, të gjithë banues në Cërrik është caktuar masa “arrest shtëpie”.